Pompat e benzinës vjedhin karburant dhe shesin benzinë të përzier me ujë

Pompat e benzinës me të madhe kanë vjedhur dhe i kanë helmuar qytetarët në vend, shkruan gazeta “Dnevnik” në numrin e sotëm, duke iu referuar të dhënave të Inspeksionit të tregut.

Pompat e benzinës kanë mbushur sasi më të vogla të karburantit, kanë paguar më shumë dhe kanë shitur derivate jocilësore me sasi të mëdha të ujit dhe sulfurit, disa herë mbi kufirin e lejuar.

Inspektorati i tregut këtë e konstatoi në Radovish, Strumicë, Tetovë, Gostivar dhe në Valandovë. Pompat e benzinës kanë paguar dhjetë litra karburant, ndërsa kanë mbushur nëntë apo tetë litra, duke shtuar ujë në karburantin -dizel apo kanë shitur karburant oktani 98, që ka pasur vetëm 94 oktanë.

Ekzemplarë të benzinës dhe dizel-karburantet janë analizuar në laboratore referente në shtet, ndërsa pronarët e pompave kanë të drejtë të kërkojnë supërvizion. Karburantin jo cilësor duhet menjëherë ta heqin nga shitja, ndërsa pompat e pakalibruara vihen jashtë përdorimit. Gjobat janë shumë të larta dhe lëvizin prej 3-5.000 euro, ndërsa përveç pronarit, gjoba paguajnë edhe personat përgjegjës, por edhe personi që ka mbushur karburantin në ditën kur janë marrë ekzemplarët për analiza.

Gazeta shton se pjesa më e madhe e pompave të benzinave mbushin më pak karburant se sa që paguajnë. Licenca për kalibrim zgjat një vit dhe në vend që pronarët të shtrojnë kërkesën me kohë, ata e presin afatin e fundit me çka kalon një periudhë e caktuar kohore derisa të arrijnë në radhë dhe këtu ngjan problemi më i madh, theksojnë për “Dnevnik” në Inspektoratin e tregut.

Nga ana tjetër, pronarët e pompave theksojnë se është e mundur për shkak të kalibrimit jo me kohë për të mbushur sasi të karburantit, por edhe se kjo matet në gramë. Ata demantojnë se shtojnë ujë,ndërsa për cilësinë i akuzojnë importuesit dhe prodhuesit.
Për ekspertët, më alarmante është informata për koncentrimin e lartë të sulfurit në karburantet nga ajo që lejohet, shkrun gazeta. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button