Iran, 3 të infektuar me koronavirus, përfshirë një mjek

Tre persona të tjerë në Iran, në mesin e të cilëve edhe një mjek janë infektuar me koronavirusin e ri, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari i Ministrisë iraniane të Shëndetësisë, Kiyanush Jihanpur, deklaroi se në Kum nga koronavirusi janë infektuar dy persona dhe një në Arak.

“Tek tre personat e shtruar në spital është diagnostifikuar infektimi me koronavirus. Me këtë, numri i të infektuarve është rritur në 5”, ka thënë Jihanpur.

Dje u njoftua vdekja e dy presonave të prekur nga koronavirusi në Iran.

Televizioni i Iranit raportoi se personat e vdekur nuk kishin udhëtuar në Kinë dhe se ata ishin shtetas iranian që kanë jetuar në qytetin Kum.

Nga koronavirusi në botë deri më tani kanë vdekur 2.128 persona ndërsa mbi 75.700 të tjerë janë të prekur nga virusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button