Cilat simptoma zbulojnë se duhet të kontrolloni gjendjen e gjëndrës tiroide?

Funksioni kryesor i gjëndrës tiroide dhe arsyeja e ekzistencës së saj është prodhimi dhe sekretimi i hormonit të tiroides T4 dhe T3. Hormonet e saj janë rregullatorët kryesorë të organizmit dhe janë kyç për të gjitha proceset që ndodhin në të gjitha organet dhe indet”, shpjegon Dr. Josip Stanic, specialist i mjekësisë nukleare, shkruan Panacea.

Sipas shkrimeve të Shoqatës Amerikane për gjëndrën tiroide, gjëndra tiroide e shëndetshme me prodhimin e hormoneve i ndihmon trupit në përdorimin e energjisë, nxehtësi, dhe e mbështet funksionin e duhur të trurit, zemrës dhe muskujve.

Simptomat shfaqen kur ajo nuk funksionon siç duhet, gjë që është tregues se duhet të vizitoheni te mjeku.

  • HIPOTIREOZA – SIMPTOMAT

Sipas mjekëve, simptomat klasike të hipotiroidizmit mund të përfshijnë lodhje, kapsllëk, ndjeshmëri ndaj të ftohtit, cikle të parregullta menstruale, thatësi të lëkurës ose mbipeshë… Zakonisht shfaqet tek meshkujt, ndërsa kjo dukuri rritet me moshën.

.
  • HIPERTIREOZA – SIMPTOMAT

Aktiviteti i tepërt i gjëndrës tiroide do të shkaktojë simptoma të tilla si aritmi të zemrës, ankth, dridhje, ndjeshmëria ndaj temperaturave të larta, cikël jo të rregullt menstrual, vështirësi me gjumin dhe humbja e peshës trupore.

Nëse keni vërejtur vetëm një nga këto simptoma, nuk do të thotë se keni probleme me gjëndrën tiroide.

“E rëndësishme është që të dini se jo të gjitha simptomat e përmendura më lart janë specifike për gjëndrën tiroide, por nëse i keni vënë re të gjitha, atëherë është koha për të shkuar për vizitë te mjeku”, thekson Dr. Staniq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button