Gjermani: Çmim për paqe për Zaevin dhe Ciprasin

Për aftësinë e tyre diplomatike në zgjidhjen e kontestit rreth emrit të Maqedonisë, ish kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras janë dekoruar me Çmimin e sivjetmë prestigjioz për Paqe në Vestfali ,njofton Portalb.mk.

Për aftësinë diplomatike në zgjidhjen e kontestit rreth emrit të Maqedonisë, ish kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras janë dekoruar me Çmimin prestigjior për Paqe në Vestfali për këtë vit.

Gjiria ndërkombëtare në arsyetimin e shpërblimit thekson që dy të nominuarit e kanë arritur marrëveshje në kontestin disa dekadash rreth emrit “Maqedoni” me “shkathtësi kulmore diplomatike”. Pa, ish kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe ish kryeministrin grek Aleksis CIpras, “kontesti rreth emrit edhe gjatë  nuk do të kishte përfundim dhe sherri mes fqinjëve edhe më tutje do ta destabilizonte tërë rajonin ballkanik’, deklaroi dje kryetari i Shoqatës ekonomike të Vestfaliasë dhe Lipe, Rajnhard Cinkan.

Pas kontestit shumëvjeçar, Maqedonia më 12 shkurt 2019 u riemërua në Republika e Maqedonisë së Veriut. Nga shpallja e pavarësisë së Maqedonisë, Greqia ka insistuar fqinji  verior ta ndërrojë emrin e shtetit, për shkak se ka pas droje nga pretendimet territoriale ndaj rajonit të njëjtë në Greqinë veriore.

Çmimi rinor që ndahet në kuadër të Çmimit për Paqe në Vestfali, kësaj here shkon në Iniciativën Pyllëzim i Planetit. Organizata realizon “kontribut të pashembullt dhe konkret” për realizimin e qëllimeve klimatike, deklaroi Cinkan. Iniciativa është themeluar në vitin 2007 nga ana e atëherë nxënësit nëntëvjeçar Feliks Finkbajner, kurse ndërkohë nëpër gjithë botën ka realizuar mbjelljen e rreth 13,6 miliardë drunjve.

Mirënjohjet janë të subvencionuara me 100.000 euro të cilat ndahen ndërmjet fituesve. Ndarja solemne e çmimeve do të mbahet më 19 shtator në qytetin Minster. Para kësaj është  planifikuar mbajtje e Samitit dyditor të Minsterit me temën paqe dhe qëndrueshmëri, në të cilin krahas bartësve të njohjeve do të merr pjesë edhe Federika Mogerini, ish përfaqësuese e lartë e BE-së për politikë të jashtme.

Çmimi i Vestfalia për paqe ndahet çdo dy vite, duke filluar nga viti 1998. Është donacion nga Shoqata Ekonomike e Vestfalisë dhe Lipes, union i më shumë ndërmarrjeve. Dekorimi e mban në jetë kujtimin e Paqes së Vestfalisë, të nënshkruar më vitin 1648 në Minster dhe Osnabrik. Marrëveshja historike e ka vulosur fundin e luftës tridhjetëvjeçare (1618-1648).

Dekorimi u ndahet individëve dhe institucioneve të cilat janë bërë shembull me punën e tyre dhe angazhimin për paqe. Ndër fituesit aktual të kësaj mirënjohjeje bëjnë pjesë edhe ish presidenti çek, Vacllav Havell, ish zyrtarët gjerman Helmut Koll dhe Helmut Shmit, si dhe ish sekretari i përgjithshëm i KB-së , Kofi Anan. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button