Mjek në Komisionin e MPB-së i cili do të vendosë se kush do të marrë pasaportë

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev informoi se ka formuar komision, në të cilin do të ketë të përfshirë mjek, i cili do të vendosë se cilët qytetarë do të kenë prioritet për dhënie të pasaportës. Ai i ftoi qytetarët që të dorëzojnë kërkesa urgjente për dhënie të pasaportave deri te njësitë zonale të MPB-së, ndërkaq komisioni do t’i shqyrtojë në ditën e radhës. Prioritet do të kenë qytetarët me nevoja urgjente mjekësore, njofton Portalb.mk.

Çulev tha se gjendja me mungesën e formularëve për pasaportë do të normalizohet për disa javë, ndërkaq dërgesa prej 100.000 formularëve, i cili duhet të arrijë më 24 mars, shpreson që do të arrijë më herët për dhjetëra ditë.

“Ne tanimë kemi bërë strategji dhe plan. DO të punohet me orare të shtuara, do të punojmë edhe të dielën, kështu që mendoj se për një periudhë të shkurtër do të tejkalohet problemi me pasaportat”, deklaroi Çulev, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske.

Çulev paraprakisht deklaroi se deri në porosinë e ardhshme kanë mbetur edhe 3.700 formularë, ndërkaq janë dorëzuar rreth 16.500 kërkesa për procedurë të rregullt dhe 650 me procedurë urgjente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button