Japonezi që u shpëtoi dy shpërthimeve bërthamore

Më 6 gusht 1945 një bombë atomike shpërtheu sipër qytetit japonez të Hiroshimës, duke vr arë afërsisht 130,000 njerëz. Ndër të mbijetuarit ishte Tsutomu Yamaguchi, i cili ndodhej në qytet për biznes. Ai ishte tre kilometra (1.8 milje) nga qendra e shpërthimit, shkruan Bota.al.

Tsutomu pësoi djegie serioze në anën e majtë, dëmtoi daullet e veshit dhe u verbua përkohësisht. Ai pushoi atë natë në një vendstrehim nga sulme ajrore, por u ndje mjaft mirë për të udhëtuar në shtëpi ditën tjetër … në Nagasaki. Tsutomu ishte kthyer në punë më 9 gusht 1945 kur një bombë bërthamore u hodh në Nagasaki. Rreth 50,000 njerëz vdiqën në atë sulm.

Për mrekulli, Tsutomu Yamaguchi shpëtoi edhe një herë nga vdekja. I vetmi person që i mbijetoi dy sulmeve bërthamore, ai jetoi deri në vitin 2010, në moshën 93 vjeç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button