Sportisti i njohur australian ka vrarë gruan, tre fëmijët dhe veten

Një tjetër tragjedi ka tronditur mbarë opinionin publik mëngjesin e sotëm! Siç raportojnë mediat australiane, ish-ylli i Rugby, lojtari i skuadrës së NRL Rowan Baxter ka ndërmarrë aktin fatal të vetëflijimit, duke shuar komplet familjen e tij, shkruan Class.

.

Por, detaji që i jep edhe më shumë përmasa shokuese ngjarjes është fakti se sportisti ka vendosur që të djegë të gjallë të gjithë anëtarët e familjes së tij, duke lyer fillimisht makinën brenda me benzinë dhe duke i vënë flakën, ndërsa brenda saj ndodheshin e gjithë familja, Rowan, Hannah bashkëshortja e tij dhe tri fëmijët Laianah, Aaliyah dhe Trey.

.

Mediat australiane thonë se gruaja e tij kishte arritur të shpëtonte nga zjarri që kishte përfshirë makinën, por për shkak të djegieve të mëdha në të gjithë trupin ka ndërruar më pas jetë në spital.

.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 20:20 në Brisbane të Australisë, ndërsa policia ka konfirmuar vdekjen e tri fëmijëve në vendin e ngjarjes, së bashku me ish-lojëtarin e Ragby-t, Rown Baxter.

.

Sipas dëshmitarëve, Baxter i kishte vënë flakën makinës dhe më pas ishte futur në të, për t’u djegur i gjallë së bashku me familjen e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button