Bregu: Ballkani Perëndimor investon më pak se 1% të BPV-së për inovacione dhe hulumtime

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (KRB), Majlinda Bregu, në tekstin autorial në faqen e KRB-së, thekson se Ballkani Perëndimor investon më pak se 1% nga Bruto Prodhimi Vendor (BVP) për inovacione dhe hulumtime por edhe se vetëm 30 deri në 40% e subjekteve afariste merren me inovacion, por shumica e tyre financohen në mënyrë të pavarur, pa kurrfarë ndihme prej sektorit publik, njofton Portalb.mk.

Bregu thotë se investimi në inovacioni do t’i përshpejtojë reformat dhe do ta nxisë zhvillimin e rajonit dhe njëkohësisht do të krijojë kushte dhe mundësi për parandalimin e ikjes gjithnjë e më të madhe të fuqisë punëtore. Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, shkruan Bregu, janë në mesin e 10 vendeve në botë sipas ikjes së fuqisë së kualifikuar punëtore në vitin 2018-të. Në 5 vitet e fundit 5,7 milionë njerëz kanë emigruar dhe e kanë lëshuar Ballkanin Perëndimor, që është një e treta e popullsisë.

Bregu në tekst thekson se inovacionet janë mënyra më e mirë që Ballkani Perëndimor ta nxisë ekonominë dhe zhvillimin, me më pak harxhime, ose të kenë rezultate më të mira me të njëjtat mjete.

“Inovacionet shpejtë shpërndahen në tregun e përbashkët dhe sjellin konkurrencë më të madhe në tregun global. Ata e rritin aftësinë e shtetit, në mënyrë të qëndrueshme dhe efikase që t’i zgjidh problemet e përbashkëta, më shpesh me aplikimin e teknologjisë së re”, thotë Bregu dhe shton se teknologjia nga dita në ditë e formon ekonominë botërore dhe se inovacionet janë bazë e konkurrencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button