Vëllai i gjykatëses Dimishkova: Kamçevi dëshiroi të më shfrytëzojë për ta përjashtuar motrën time nga lënda

Përpara Gjykatës Penale të Shkupit për rastin “Reket” sot ka dëshmuar, Vasill Dimishkov, vëllai i gjykatëses të procedurës paraprake, Vesna Dimishkova, e cila i caktoi masë paraburgimi të dyshuarit për rastin “Perandoria”, Orce Kamçev, ndërkaq për të cilin ai dhe bashkëshortja e tij Ana kanë dëshmuar se u ka marrë reket që t’i ndihmojë nëpërmjet motrës së tij, njofton Portalb.mk.

Dimishkov, i cili u ftua si dëshmitar i mbrojtjes, tha se është situata e kundërt, se Kamçev fillimisht nëpërmjet Zoran Milevskit dhe pastaj edhe nëpërmjet bashkëshortes Ana Kamçeva, ka insistuar që ta angazhojnë si avokat që motra e tij në mënyrë automatike të përjashtohet nga lënda “Perandoria”.

Dimishkov ka qenë përfaqësues juridik i “Stopanska Banka Manastir” dhe me drejtorin e Bankës, Vlladimir Eftimovski gjatë verës së vitit 2018-të kanë kontaktuar disa herë.

“U angazhova nga banka si përfaqësues i tyre juridik. Verën e vitit 2018-të banka kishte lëndë të mëdha për mashtrim nga klientët të cilët nuk i kanë kthyer kreditë. U përgatitëm që të dorëzojmë padi penale. Eftimovski më tha se edhe Kamçev dëshiron që të shihet me mua për këtë lëndë dhe se për këtë ka insistuar. I thash në rregull. Më tha që të kaloj në zyrën e Kamçevit në kompleksin “Sistina”. Deri atëherë nuk kam qenë te Kamçev. Kur shkova tek ai, e hapi telefonin e tij, më tregoi fotografi nga dokumentet. E pash urdhrin me nënshkrim të gjykatëses, Vesna Dimishkova, motra ime, e cila është gjykatëse në procedurën paraprake në Gjykatën Themelore Shkup”, u përgjigj Dimishkov në pyetjet e drejtpërdrejta të mbrojtjes.

“Pse ma tregoni këtë”, e ka pyetur Vasilli Orcen.

“Unë kam disa avokatë, dëshiroj edhe ty të të kyç“, më tha Kamçev. I thash se që të më tregojë se çfarë dëshiron prej mua, çfarë duhet që të punoj nëse pranoj, sa do të ishte fitimi. Më tha të mendojë, për disa ditë do të të kërkoj”, tha Dimishkov.

Ai tha se më nuk i është lajmëruar Kamçev.

“Në ndërkohë Kamçev u paraburgos. Pas shqiptimit të paraburgimit, më janë lajmëruar familjarë, miq, të cilët më kanë thënë se janë të afërt me Kamçevin, nëse mundet diçka të ndihmoj. U thash nuk mundet. Mes tyre ishte edhe Zoran Milevski. Në disa takime ka kërkuar nga unë që të jem mbrojtës, kemi folur edhe për fitimin. Gjatë një takimi erdhi zonja Ana Kamçeva, bashkëshortja e Orce Kamçevit. Më tha që dëshirojnë ta rritin ekipin e avokatëve, të angazhojnë persona ekspertë, dhe se planifikojnë që edhe mua të më angazhojnë. U thash që atë që e kërkoni prej meje nuk mund të realizohet, afatet janë të afërta. Insistonin që të dalë nga paraburgimi për festë në shtëpi. Kolegia Kamçeva më kuptoi dhe u pajtua që atë që e kërkon prej meje nuk është e mundshme”, tha Dimishkov.

Ai takim mbaroi me konkluzion, megjithatë, ashtu siç tha dëshmitari, duhej të bëjë llogari se sa do të kushtonte angazhimi i tij.

“Pas disa ditëve, kur kam bërë analiza ua kam parë qëllimet. Ndoshta s’kam qenë në të drejtë, por vlerësova se dëshirojnë që të më angazhojnë për mbrojtës që të më shfrytëzojnë, që motra ime sipas fuqisë së ligjit të përjashtohet nga lënda “Perandoria” si gjykatëse e procedurës paraprake”, tha Dimishkov.

“Për atë kur erdhi Milevski të më pyet për çfarë shume u thash shumë të madhe, pasi që e dija se për ata nuk do të ishte e pranueshme. Kështu doli, pasi që ia tregova shumën Milevskit, asnjëherë më nuk u paraqitën”, tha dëshmitari.

Dimishkov është angazhuar si avokat në “Lidhjen Ndërkombëtare”. Njihet me të akuzuarin në “Reket”, Bojan Jovanovski (Boki 13) i cili e ka angazhuar si këshilltar juridik. E ka konsultuar përkohësisht sipas nevojës.

“A e ka përmendur para jush Jovanovski PSP-në, ose emrin e Katica Janevës”, u pyet Dimishkov.

“Jo, asnjëherë”, u përgjigj dëshmitari.

Në pyetjet e kryqëzuara të Villma Ruskoskës se pse në takimin me Kamçev për zgjerimin e ekipit, Dimishkov nuk ka sqaruar se nëse pranon që të jetë mbrojtës në rastin “Perandoria”, motra e saj, Vesna Dimishkova me fuqinë e ligjit do të përjashtohet nga lënda, dëshmitari tha se nuk e ka bërë atë, pasi që ajo nuk ishte urdhër i nënshkruar kundër tij, nuk nënkuptonte që ajo me siguri do të mbetej gjykatëse e procedurës paraprake në atë lëndë.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.

Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.

Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.

Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button