24 aplikacionet që duhet të fshini nga celulari

Telefonat me sistemin Android janë pajisjet më të njohura në të gjithë botën. Por nëse jeni përdorues i këtij lloj celulari do t’ju duhet të rishikoni të gjitha aplikacionet që keni instaluar, shkruan Tv Klan, transmeton Portalb.mk.

Sipas studiuesve të VPN Pro, ekzistojnë 24 aplikacione të rrezikshme që përmbajnë viruse dhe që përdoruesit duhet t’i fshijnë nga celulari. Njëri prej studiuesve, Jan Youngren thotë se këto aplikacione kërkojnë shumë autorizime për të ndërhyrë në celularin tuaj, duke vënë në rrezik të dhënat private.

Aplikacionet janë krijuar nga një kompani kineze e quajtur Shenzhen HAWK dhe deri më tani janë shkarkuar 382 milionë herë. Një nga aplikacionet më të njohura quhet “Weather Forecast”, ku përdoruesit shohin parashikimin e motit.

Youngren shton: “Fillimisht ky aplikacion infekton telefonin me virus, duke marrë të dhënat e miliona përdoruesve për t’i dërguar në një server në Kinë. Më pas i abonon përdoruesit në numra telefoni premium, duke bërë që këta të fundit të paguajnë shumë të mëdha parash në faturat e tyre. Si të mos mjaftonin këto, aplikacioni hap dritaret e fshehura të përdoruesit dhe klikon në reklama të disa faqeve të caktuara në internet”.

Pas këtyre zbulimeve, VPN Pro raportoi aplikacionet e rrezikshme te Google, i cili tanimë i ka fshirë aplikacionet nga Google Play Store. Ato janë HI VPN, Free VPN, Soçer Pinball, Dig It, Laser Break, Word Crush, Music Roam, Word Crossy!, Puzzle Box, World Zoo, Private Browser, Calendar Lite, Turbo Browser, Joy Launcher, Virus Cleaner 2019, Super Cleaner, Hi Security 2019, Candy Selfie Camera, Super Battery, Candy Gallery, Hi VPN Pro dhe Net Master.

Studiuesit i kërkojnë përdoruesve të telefonave Android të jenë shumë të kujdesshëm në përzgjedhjen e aplikacioneve që shkarkojnë dhe që u japin akses në të dhënat e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button