Tottenham me probleme, Mourinho dhuroi spektakël para ndeshjes me Leipzig

E mërkura rezervon dy përballje interesante në Champions League, teksa Tottenham pret gjermanët e Leipzig. Jose Mourinho është me dhimbje koke, pasi veç Harry Kane, nuk do të ketë të gatshëm dhe sulmuesin Son, i cili ka thyer krahun dhe do të mungojë gjatë. Portugezit nuk i mungon humori dhe e kalon me elegancë pyetjen për problemet që ka në skuadër me dëmtimet, shkruan Euronews, transmeton Portalb.mk.

“Ne jemi vërtetë në siklet. Është sikur të jesh i varur me duar në katin e katërt dhe të kanë hequr shkallët. Mundësitë janë vetëm dy: të heqësh duart dhe të hidhesh, por do të vdesësh pasi je në katin e katërt, ose të bëjmë aq sa mundemi me aq sa kemi”, – tha Jose Mourinho, trajner i Tottenham.

Në anën tjetër, Leipzig do të kërkojë ta shfrytëzojë maksimalisht mundësinë për të avancuar më tej, por në kampin gjerman janë të bindur se nuk do të jetë e lehtë, ndonëse e vënë në dukje se mungesat e “Spurs” nuk i bëjnë më të avantazhuar.

“Të vjen keq kur mungojnë lojtarë të mirë. Pak rëndësi ka nëse Son dhe Kane do të luajnë apo jo. Sigurisht që jam pak nervoz si para çdo ndeshjeje, nuk ka sfidë ku nuk je nervoz”, – tha  Julian Nagelsmann, trajner i RB Leipzig.

Sfida tjetër e së mërkurës do të jetë ajo mes Atalantës dhe Valencias.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button