Milani ka parakontratë me trajnerin e njohur gjerman, e zbuloi L’Equipe

Milani synon të bëj një revolucion për të bërë ringritjen e madhe drejtë elitës së futbollit modern në kontinentin Evropian, transmeton OraNews.

Drejtuesit e klubit italian ka nisur punë për të hedhur themelet e sigurta drejtë progresit me një trajner cilësor. Gazeta prestigjioze “L’Equipe” raporton se Ralf Rangnick i cili ka drejtuar më parë klubin e Leipzig ka një para kontratë me kuqezinjtë.

61-vjeçari gjerman do të ketë kontroll të plotë për sa i përket merkatos, ndjekjes së talenteve dhe ndërtimit të skuadrës duke lënë pa funksionin dyshen Maldini-Boban. Edhe nëse Milani nuk e emëron gjermanin në krye të skuadrës, ai do të kompensohet sipas marrëveshjes mes palëve.

7 herë kampionët e Evropës më parë duhet që të arrijnë objektivat e këtij sezoni që është mbërritja në zonën Champions.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button