RTVM do t’i mbulojnë zgjedhjet sipas parimit 30% për pushtetin, 30% opozitën dhe 10% për partitë më të vogla

Radiodifuzeri publik i ka publikuar rregullat i mbulimit mediatik të zgjedhjeve parlamentare për servisin e parë programor. RTVM në këtë dokument thekson se RTVM 1 në raportimin e tyre do t’i respektojë standardet e parimet e Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, Kodin Zgjedhor dhe Kodin Etik të Gazetarëve, shkruan Observatori Mediatik, transmeton Portalb.mk.

Kështu, mbulim detal të aktiviteteve nga fushata zgjedhore do të ketë në ditarët e orëve 17:00 dhe 19:30 të RTVM 1, derisa në edicionet tjera informative do të raportojë me vëllim më të vogël për aktivitetet zgjedhore të partive. Duke i ndjekur nenet e Kodit Zgjedhor, servisi publik do të sigurojë qasje të barabartë në programin informativ. Kështu që 30% nga koha do t’u kushtohet ngjarjeve ditore në vend dhe botë, 30% e kohës do të jetë për aktiviteteve të pushtetit, 30% për opozitën dhe 10% për partitë politike më të vogla që nuk janë të përfaqësuara në Kuvend.

RTVM në kanalin e parë televiziv gjatë kohës së zgjedhjeve do të transmetojë programe debutuese, intervista, ndërkaq reklamim politik pa pagesë do të transmetohet në përudhën prej orës 16 deri në orën 23.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button