Jemen, ministri i mbrojtjes i mbijetoi një atentati, 6 të vdekur

Ministri i Mbrojtjes i Jemenit, Mohamed Ali Al-Maqdashi, i mbijetoi një shpërthimi të një mine tokësore në lindje të vendit, njoftoi një burim ushtarak, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shpërthimi kishte në objektiv autokolonën e ministrit ndërsa po inspektonte frontin e luftimit në rrethin Serwah në provincën Maarib, tha burimi në kushte anonimiteti.

Gjashtë persona që shoqëronin ministrin u vranë nga sulmi.

Burimi sugjeroi se miniera mund të ishte vendosur nga rebelët Huthi.

Qeveria jemenase nuk ka lëshuar ende asnjë deklaratë zyrtare për sulmin.

Po ashtu edhe grupi Huthi nuk është prononcuar.

Jemeni prej vitesh është zhytur në trazira, që kur lëvizja rebele Huthi e mbështetur nga Irani dëboi qeverinë e presidentit Abd-Rabbu Mansour Hadi nga Sana në fund të vitit 2014, duke nxitur ndërhyrjen ushtarake në vitin 2015 nga një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili kishte për qëllim të parandalonte avancimin e rebelëve dhe rivendosjen e qeverisë Hadi të njohur nga OKB.

Konflikti ka çuar në krizën më të rëndë humanitare në botë, me më shumë se 100.000 njerëz të vdekur dhe 24 milionë civilë, ose 80 për qind e popullsisë, që kanë nevojë për ndihma për të mbijetuar. Grupet humantiare synojnë të ulin këtë numër në 15,6 milionë njerëz këtë vit, sipas OKB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button