Spasovski: Zgjedhjet do të jenë përballje proevropianëve dhe nacionalistëve, na pret fushatë e pistë

“Republika e Maqedonisë së Veriut ka kapacitet që të organizojë zgjedhje demokratike, korrekte dhe të lira në të cilat qytetarët do të munden të vendosin se nëpër cilën rrugë duhet të shkojë vendi”, thotë kryeministri Oliver Sasovski, në një intervistë për “EU Observer”, duke paralajmëruar se, megjithatë, pret fushatë zgjedhore e cila do të jetë njëra ndër më të “pistat” deri më tani, njofton Portalb.mk.

“Jam i sigurt se kjo fushatë zgjedhore do të jetë një ndër më të pistat në historinë e vendit. Jam i sigurt se lajmet e rrejshme dhe propaganda mediatike do të jenë përditshmëri gjatë kohës së zgjedhjeve”, theksoi Spasovski.

Megjithatë, ai theksoi se vendi ka fuqi që të përballet me kërcënimet dhe të organizojë zgjedhje korrekte dhe legjitime. I pyetur nëse pret përzierje të Rusisë në fushatë dhe për epilogun e zgjedhjeve, Spasovski thotë se të gjitha vendet e Evropës dhe rajonit janë përballur me kërcënimet hibride në procesin e hyrjes së tyre në NATO dhe BE.

“Por, institucionet shtetërore janë mjaft të fuqishme dhe të përgatitura që të sigurojnë që zgjedhjet të mbahen në rrethana normale”, shtoi Spasovski.

Ai e ftoi BE-në që të miratojë vendim për fillimin e bisedimeve hyrëse të vendit përpara zgjedhjeve të prillit.

“Kemi bërë gjithçka që është kërkuar prej nesh dhe është shumë me rëndësi që të marrim porosi përkatëse nga BE, veçmas në mars. Tajmingu është me rëndësi të madhe për ne me qëllim që të ndalohet paqartësia rreth perspektivës së Maqedonisë së Veriut që mundet të paraqitet në vend, por edhe në rajon”, vlerësoi Spasoski.

Ngrirja e përgjegjësisë së BE-së dhe mosmiratimi i vendimit për fillimin e bisedimeve në tetor të vitit të kaluar ka sjellë kthim të retorikës nacionaliste në Maqedoninë e Veriut. Vendimi i tetorit, sipas tij, ishte gabim strategjik dhe ka kontribuar për dëshpërim të madh mes njerëzve të thjeshtë.

Zgjedhjet e arhdshme, thotë, do të jenë përballje mes forcave proevropiane dhe nacionaliste në vend.

“Kemi dy koncepte të kundërta – i pari ka ofruar integrime në BE dhe NATO, prosperitet, liri, transparencë, demokraci…, përkundër konceptit i cili është kundër të gjithë kësaj që e numërova, dhe po përkrahet nga opozita aktuale”, tha Spasovski.

Opozitarja VMRO-DPMNE, sipas Spasovskit, nuk ka bërë asgjë ndryshim nga koha e “gruevizmit” dhe ai koncept është i rrënjosur thellë në aktivitetet partiake.

“Mosmiratimi i vendimeve të drejta në kohë të vërtetë vetëm e stimulon “gruevizmin” dhe konceptin e tillë të mendimit mes njerëzve pasi që ata e humbin besimin në perspektivën evropiane”, paralajmëroi Spasovski, në lidhje me pritjet që BE së shpejti të miratojë vendim për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button