Çulev: Spasovski ka falsifikuar dokument zyrtar të Qeverisë, ftoj Prokurorinë të hetojë sa s’janë fshirë provat

Ministri i Brendshëm teknik, Naqe Çulev e akuzon kryeministrin Oliver Spasovski se ka falsifikuar dokument zyrtar dhe e ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimin zyrtare, njofton Portalb.mk.

“Dëshiroj që ta informoj opinionin e brendshëm dhe ndërkombëtar se ministri teknik, Oliver Spasovski vazhdon ta pengojë funksionimin e Qeverisë Teknike, ndërkaq me ndodhitë e fundit në bashkëpunim me një pjesë të shërbimeve profesionale në Qeveri ka bërë edhe vepër penale falsifikim të dokumentit zyrtar dhe keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar.

“Në seancën e Qeverisë e cila është mbajtur të shtunën më 15 shkurt, në votimin e fundit është vendosur pika për shfuqizimin e 5 vendimeve të miratuara nga ana ime për vendosjen e të punësuarve në MPB. Me shumicë të votave Qeveria 10 minuta para mesnate e ka miratuar propozimin që të shfuqizohen të gjitha 5 vendimet për çka ekziston procesverbal/stenogram. Është e paqartë se si ky vendin në mënyrë të shpejtë në koordinim me shërbimet e Qeverisë dhe me miratimin e Oliver Spasovskit është publikuar në Gazetën Zyrtare numër 41 të 15.02.2020, kur përveç 5 vendimeve të shfuqizuara, janë gjetur edhe 124 vendime shtesë për vendosje të të punësuarve dhe 1 urdhër për kryerje të punëve dhe detyrave zyrtare. Këto vendime fare nuk kanë qenë lëndë e shqyrtimit të anëtarëve të Qeverisë, e as që është miratuar vendim për shfuqizimin e tyre”, tha Çulev.

Ai shtoi se duke e pasur parasysh situatën kërkon që urgjentisht të ndërmerren masa me qëllim që të parandalohet fshirja, shkatërrimi ose fshehja e provave.

“E ftoj Prokurorinë që menjëherë të ndërmarrë masa për sigurimin e provave dhe të zbatojë hetim, në të kundërtën do të jenë drejtpërdrejtë përgjegjës për mosndëshkimin e vendimit të falsifikuar të Qeverisë”, tha Çulev.

Ministri teknik bëri apel edhe deri te të punësuarit në Qeveri të cilët, sipas tij, me miratimin e Spasovskit e kanë shkelur ligjin, të përmbahen nga veprime shtesë për, siç tha, shkatërrim ose ndryshim të provave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button