Izraeli do të krijojë njësi speciale “kundër kërcënimeve” të Iranit

Izraeli njoftoi se ka marrë vendimin për krijimin e një njësie speciale brenda ushtrisë për të luftuar “kundër kërcënimeve që mund të vijnë nga Irani”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtria izraelite ndau për opinionin publik detajet e planit të punës 5 vjeçare të cilën e ka emëruar si “përshpejtimi”.

Sipas planit është vendosur formimi i një njësie të re brenda ushtrisë për të luftuar “kundër kërcënimeve që mund të vijnë nga Irani”.

Njësia e emëruar “Drejtoria për Iranin” dhe e cila do të jetë nën kontrollin e një major-gjenerali, krahas programit bërthamor të qeverisë së Teheranit do të fokusohet edhe në çështje të tilla si prania ushtarake në Siri.

Njësia në fjalë krahas luftës kundër Iranit do të zhvillojë punime edhe në çështjet për zhvillimin e marrëdhënieve strategjike dhe ndërkombëtare të ushtrisë së Izraelit.

Ndërkohë nuk janë dhënë detaje lidhur me numrin e personave që do ta kryejnë këtë detyrë dhe madhësinë e njësisë e cila pritet të jetë funksionale këtë verë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button