Bislimoski: KRrE del në tregun e lirë për energji elektrike

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRrE) dhe shërbime ujore ka miratuar vendim për zbatim të procedurës për prokurime publike  të energjisë elektrike me çka e plotëson obligimin e përcaktuar në pajtim me Ligjin për energjetikë. Furnizuesit, që do të ofrojë çmimin më të ulët, do t’i ofrohet të nënshkruajë Marrëveshje me KRrE, njofton Portalb.mk.

“Procedura do të përfundojë duke realizuar ankandit elektronik, në të cilin do të bëhet renditja e ofertuesve sipas lartësisë së çmimeve të ofruara. Vlerësimi i ofertave do të bëhet në pajtim me metodologjinë e përcaktuar nga ministri i financave. Pas nënshkrimit të marrëveshjes me ofertuesin më të volitshëm, praktikisht KRrE do të del të tregun e lirë për energji elektrike,” ka theksuar Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime ujore.

KRrE u sugjeron të gjitha ndërmarrjeve publike në pronësi shtetërore dhe në pronësi të komunave të cilat i plotësojnë kriteret dhe kualifikohen për të dalë në treg të lirë që duhet të zgjedhin distributor të energjisë elektrike përkatësisht të realizojnë prokurim për energji elektrike dhe të nënshkruajnë marrëveshje më së voni deri më 31 mars të vitit 2020.

Komisioni rregullator për energjetikë u gjend në listën që e publikoi Eletrodistribucioni SHPKNjP Shkup të subjekteve juridike që duhet të zgjedhin distributor të energjisë elektrike në treg të hapur dhe të mos hyjnë në përkufizimin e konsumatorëve të vegjël. Në këtë fazë të fundit të konsumatorëve të cilët kanë për obligim të dalin në treg të lirë të energjisë elektrike të përfshirë janë 2.474 konsumatorë, ndërsa KRrE është me numër rendor 1.483.

Përveç Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime ujore, në listë gjenden edhe shkolla fillore, kopshte, institucione shëndetësore publike, gjykata, banka dhe konsumatorë të tjerë që kualifikohen për të dalë në tregun e lirë për energji elektrike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button