DAP: Faturat vjetore dhe raportet financiare do të mund të parashtrohen formë të shtypur dhe elektronike

Regjistri qendror informon që më 27, 28 dhe 29 shkurt dhe më 16 mars të këtij viti do të bëhet pranim i llogarive vjetore dhe raporteve financiare për vitin 2019 nga ora 08 deri 20, njofton Portalb.mk.

“Subjekte mikro dhe të vogla, që nuk do të parashtrojnë llogari vjetore në formë të shtypur në afatin ligjor, do të kenë mundësi llogarinë vjetore, në pajtim me Ligjin për shoqëri tregtare ta parashtrojnë në formë elektronike deri më 16 mars të vitit 2020. Më 27, 28 dhe 29 shkurt si dhe më 16 mars 2020 për kryerësit e pavarur të veprimtarive, në Kratovë, Demir Hisar dhe Krushevë, ku Regjistri Qendror nuk ka zyrë të veta do të bën pranimin e llogarive vjetore në formë të shkruar për vitin 2019, në objektin e Komunës Kratovë, për subjektet nga Kratova, në objektin e Komunës Demir Hisar për subjektet nga Demir Hisari dhe në objektin e Uni Banka për subjektet nga Krusheva”, thuhet në komunikatën e Regjistrit Qendror.

Regjistri qendrori informon kryerësit e pavarur të veprimtarisë që bilanci i të ardhurave dhe shpenzimeve duhet të parashtrohet në pajtim me Rregulloren e re për formën dhe përmbajtjen dhe librat afarist, mënyrën e mbajtjes së tyre dhe paraqitjen e rezultatit financiar të tatimpaguesve që kryejnë veprimtari të pavarur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button