Vrasja e pesëfishtë në Gjilan, Inspektorati i Policisë së Kosovës suspendoi 4 zyrtarë policorë

Inspektorati i Policisë ka suspenduar katër zyrtarë të lartë policorë.

Të suspenduar janë komandanti i stacionit policor, zëvendësi i tij, shefi i operativës se stacionit policor dhe një zyrtar i stafit civil.

Emrat e tyre janë: Alban Ramushi, Naser Rrahmani, Negovan Mihaljovic dhe Xhavit Azizi. 

Gazeta Insajderi mëson se të suspenduarit ndërlidhen me vrasjen e pesëfishtë të ndodhur sot në Gjilan.

“Rekomandimi për suspendimin e këtyre zyrtarëve është bërë në interes të hetimit dhe të njëjtit janë duke u hetuar nga IPK me dyshimin së të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftimin e IPK-së, shkruan Insajderi.

Valdete Bllaca, ish-police e Kosovës, dyshohet se ka vrarë nënën, babain, dy vëllezërit, dhe më pas edhe veten. E njëjta është konfirmuar se kishte probleme psikike.

Ajo vazhdonte punën aktivisht, ndonëse Inspektorati Policor i kishte rekomanduar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë se pjesëtarët me probleme psikike duhet të suspendoheshin për shkak se ishin të pajisur me armë zjarri dhe mund të paraqesin rrezik.

Papërgjegjësia e Rashit Qalajt për të suspenduar policët me probleme psikike shkaktoi tragjedinë në Gjilan, ku u shua një familje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button