Biskota shtëpie me lëng portokalli, receta e lehtë me aromë të mirë

Biskotat janë padyshim ndër ëmbëlsirat më të famshme dhe të preferuara nga të mëdhenj e të vegjël. Një veçanti tjetër e tyre janë dhe qindra variacionet që kanë në përgatitje, pjekje e shijim.

Me gjithë popullaritetin e tyre, receta të reja që shoqërojnë mëngjeset dhe darkat tuaja janë gjithnjë të mirëpritura.

Nëse keni provuar më parë ëmbëlsira me portokall më siguri që do t’i dashuroni edhe biskotat me lëngun e tij.

Në këtë recetë AgroWeb.org ju shpjegon si të përgatisni fare lehtë biskotat me lëng portokalli.

Më poshtë do të gjeni mënyrën e saktë dhe të shpejtë të përgatitjes së kësaj recete.

Përbërësit

130 gr miell

2 lugë gjelle sheqer

2 lugë gjelle lëng portokalli

2 lugë gjelle gjalp pa kripë

gjysmë gote ujë

një luge kafe pluhur për pjekje

1 lugë çaji lëkurë e grirë portokalli

Përgatitja

Për të nisur përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon të zgjidhni një enë të thellë dhe mbusheni me miell.

Shtoni edhe pluhurin për pjekje bashkë me sheqerin dhe përziejini mirë me një tel kuzhine.

Më pas shtoni lëngun e portokallit dhe lëkurën e grirë të tij tek mielli, sipas dëshirës lëkurën e grirë të portokallit mund ta zëvëndësoni me esencë.

Vazhdoni me përzierjen derisa të formohet një masë brumi e mbledhur dhe pa kokrriza.

Kur brumi të trashet punojeni pak me duar dhe pluheroseni me pak miell derisa të shikoni që është trashur.

Ndani pjesë të vogla të brumit dhe rrotullojini në duar derisa të formohen toptha të vegjël biskotash.

Zgjidhni një tavë të gjerë dhe shtrojeni me letër kuzhine, në të vendosni  njëra pas tjetrës bikotat tuaja dhe futini në furrë.

Ndizni furrën në temperaturën 160 gradë dhe lërini të piqen për 20-25 minuta derisa të kenë marrë ngjyrë të artë.

Më pas hiqini nga furra dhe lërini të ftohen, mund t’i shërbeni menjëherë apo t’i konservoni ato në një kuti hermetike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button