Ku “Informer” pa alarm të kuq nga NATO!?

“Informeri” serb me 12 shkurt të këtij viti doli me titullin senzacional – “Serbi, sa më larg prej tyre! Sqarimi amerikan për atë se përse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë merituar NATO-në, është alarm i kuq për vendin tonë!

Problemi, është se përveç se bëhet fjalë për një titull të ndërlikuar, jokompakt dhe shumë të gjatë, është se në deklaratën e përfaqësuesit special të SHBA-ve në Ballkanin Perëndimore, Methju Palmer, nuk  ka asnjë sqarim. Do të thotë, “sqarimi amerikan” në të cilin thirret teksti, në vet tekstin nuk është askund, njofton Vërtetëmatësi.

Gjegjësisht, titulli të drejton drejt sqarimit i cili nuk gjendet brenda tekstit. Andaj, duke sugjeruar ekzistimin e informacioneve që nuk janë të qasshme, titulli manipulon opinionin.

Po ashtu, nuk ekzistojnë detaje se për çfarë “alarmi” bëhet fjalë. Teksti dhe titulli nuk kanë asnjë lidhje, po thuajse mund të konsiderohen si dy gjëra të veçanta, të cilat nuk kanë asnjë pikë të përbashkët njëra me tjetrën. Nuk mund as të përfundohet se cili “prej tyre” mendohet në titullin, kur kërkohet: “Serbia të qëndrojë larg tyre”. 

Është e qartë se vetëm një titull i tillë bombastik mbajti anën anti amerikane.

Në deklaratën e vet, përfaqësuesi amerikan Palmer nuk flet për atë se përse Maqedonia dhe Shqipëria kanë merituar anëtarësimin në NATO. Ai flet për tentimet ruse që të shfuqizohet mbështetja e Marrëveshjes së Prespës në mes Athinës dhe Shkupit, si edhe një shembull i “aktiviteteve të këqija të shtetit rus”. Edhe kjo pjesë është ndarë tërësisht nga teksti, në të cilin pretendohet se qëndrimi i SHBA-ve është mbështetja për Shqipërinë dhe Maqedoninë për perspektivën evropiane.

Palmer, në narrativën e tij shfrytëzon fjalor diplomatik, zyrtar dhe mbështetje të përgjithshme, në drejtim të proceseve eurointegruese të Maqedonisë dhe Shqipërisë, duke mos e përmendur fare Serbinë, ose pak, në çfarëdo mënyre nuk e vë në pikëpyetje.

Prej këtu, titulli paraqet një tentim të ashpër për spinim dhe vendos një korrelacion të mbështetjes së diplomatit amerikan për Maqedoninë dhe Shqipërinë me një alarm të kuq inekzistent me Serbinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button