Pas daljes së Anglisë nga BE, kanë ndryshuar rregullat për emigrantët, kriteret që duhen plotësuar

Britania e Madhe doli nga Bashkimi Europian më 31 dhjetor dhe pas Brexit, shumë gjëra do të ndryshojnë, mes tyre edhe rragullat për emigrantët. Sipas njoftimit të qeverisë, Punëtorët e thjeshtë, pa diploma, tani e tutje nuk do të mund të marrin viza pune në Britaninë e Madhe. Emigrantët nga vendet e Bashkimit Europian do të trajtohen në mënyrë të barabartë me emigrantët e vendeve të tjera pas Brexit, shkruan Class.

Këto rregulla janë vendosur me qëllimin që të ulet emigracioni në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të funksionojë sipas një skeme të caktuar, e ndërtuar në bazë të disa pikëve që duhen plotësuar nga çdokush që dëshiron të punojë në Britaninë e Madhe.

Sipas kësaj skeme, emigrantët që duan të punojnë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të flasin anglisht dhe të kenë një ofertë pune të aprovuar. Me plotësimin e këtyre dy kushteve sigurohen 50 pikë.

Për të marrë vizën e punës duhet të sigurosh 70 pikë. 20 pikët e tjera sigurohen nga kualifikimet, vlera e pagës dhe puna duhet të jetë në një sektor ku ka mungesa në punonjës.

.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button