Milloshoski dorëzoi audio-incizime Prokurori për rastin “Reket”

Ish deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski dorëzoi incizime nga një informator deri te Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në lidhje me rastin “Reket”, në të cilat ashtu siç deklaroi ai, dëgjohet zëri i kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Sipas Milloshoskit, Zaev ka treguar tendenca që t’i ndihmojë të akuzuarit në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski në punën e “Lidhjes Ndërkombëtare”.

Bëhet fjalë për një material që e ka publikuar në seancën e Komisionit për Punë të Jashtme, gjegjësisht për një audio-incizim. Sipas Milloshoskit, materiali paraqet dyshim se ish kryeministri Zoran Zaev gjatë kohë e ka ditur për financimin e Lidhjes Ndërkombëtare dhe i ka ndihmuar në financimin e televizionit 1TV.

“Sipas meje do të ishte mirë që Prokuroria ta ftojë zotëri Zoran Zaev që të japë deklaratë për këtë material, ku ai është bashkëfolës kryesor”, deklaroi Milloshoski.

Ai tha se ka dhënë vetëm një bisedë, atë nga Komisioni, ndërkaq Prokuroria për Krim të Organizuar njoftoi se do të dorëzohet për vendim të mëtutjeshëm se çfarë do të bëhet me materialin.

“Në takim, Milloshoski ka dorëzuar audio-material për të cilin pas dëgjimit dhe analizës i njëjti do të dorëzohet për vendim prokurorial për shfrytëzim të mëtutjeshëm të materialit”, kumtoi Prokuroria.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.

Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.

Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.

Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button