BE-ja të mërkurën vendos për Maqedoninë

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian vendosën që të mërkurën e ardhshme të bëhet miratimi i konstatimit për rekomandimin e Komisionit Evropian për fillimin e negociatave aderuese për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në kuadër të Samitit të dhjetorit të Këshillit Evropian.

Nikos Hristodulidis, zëdhënës i kryesimit qipriot me Bashkimin, thekson se pika e lidhur me caktimin e datës për fillimin e negociatave me vendin është anuluar madje për javën e ardhshme.

“Ambasadorët e vendeve – anëtare në kuadër të Koreper 2 grupit do të takohen edhe sot në ndërtesën e Këshillit Evropian në Bruksel, por të mërkurën ( 5 dhjetor) do të bisedojnë lidhur me raportin për Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, deklaroi zëdhënësi Hristodulidis.

Anulimi i vendimit për Maqedoninë është sinjal i qartë se në BE nuk ka konsensus të nivelit më të ulët diplomatik për pranimin apo refuzimin e rekomandimit të katërt të njëpasnjëshëm pozitiv të Komisionit për fillimin e negociatave aderuese. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button