Samsung lanson modelin Galaxy Axiom

Para një muaji, disa foto të modelit të ri të telefonit nga Samsung, përkatësisht modelit Galaxy Axiom kishin rrjedhur në internet, ndërsa tani operatori mobil amerikan US Cellular ka bërë të ditur se është duke e ofruar këtë model për jo më shtrenjtë se 79.99 dollarë, pas një kontrate dy vjeçare me operatorin.

Samsung Galaxy Axiom gjithashtu mund të blihet edhe pa kontratë për 399.99 dollarë dhe pajisja vjen me rrjetin 4G LTE, ndërsa posedon specifika të ngjashme sikurse Galaxy S III Mini.

Modeli Galaxy Axiom vjen edhe me ekranin e ndjeshëm në prekje me 4 inç në ndërfaqen WVGA.

Procesori i këtij modeli të ri të telefonit nga Samsung është dual core 1.2GHz, bashkë me kamerën e pasme me 5 megapiksel dhe atë frontale me 1.3MP, e cila kryesisht shërben për video-komunikim.

Lajme të ngjashme

Back to top button