fbpx

Osmani: Unifikim në politikën e jashtme

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë thirrje për unifikim të politikes së jashtme nga tri institucionet kyçe të shtetit, por edhe të partive tjera parlamentare e shoqërisë civile në dialogun me Serbinë.

Pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit, Osmani tha se është detyrim politik dhe kushtetues unifikimi i politikës së jashtme.

“Është obligim politik dhe obligim kushtetues i të gjitha institucioneve të vendit. Kuvendi i Kosovës këtu ka një obligim kyç sepse ashtu si e ka sqaruar vendimi i Gjykatës Kushtetuese se ndërtimi i politikës së jashtme bëhet nga Qeveria në bashkëpunim me Kuvendin. Në Kuvend ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare dhe në konsultim me presidentin e vendit. Në këtë fazë që Kosova ka sfida të jashtëzakonshme në politikën e jashtme, jo vetëm në procesin e dialogut me Serbinë”, shprehet Osmani.

Sipas Osmanit, brenda dy-tri ditëve do të ketë ndërkohë një takim me partnerin qeverisës për të diskutuar mbi kohën se kur do të hiqet tarifa ndaj Serbisë, transmeton Top Channel.

“Lidhur me konkretizimin e asaj marrë veshje dhe hapave që vijnë në ndërkohë këto dy tri ditë do të kemi një takim koordinues. Do të vendosen hapat qoftë për aspektin kohor, qoftë për nga aspekti përmbajtjesor në atë marrëveshje që ka të bëj me tarifën”, thotë Osmani.

Kryeparlamentarja kërkoi angazhim edhe për liberalizim të vizave për t’i bindur shtetet që ende po hezitojnë për t’i dhënë dritën e gjelbër Kosovës për liberalizim të vizave për qytetarët tanë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close