Mourinho: Kam 20 vite karrierë dhe 25 trofe, s’kam asgjë për të provuar!

Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së Champions League kundër Leipzig. Ironi, acarim dhe një shpërthim në fund: Konferenca e teknikut portugez i pati të gjitha, transmeton ABC.

“Unë nuk mendoj se Son do të luajë këtë sezon. Shpresoj se doktorët e klubit kanë të drejtë kur thonë që mund të rikthehet muajin e fundit, por në mendjen time jo. Sulmi? Do të luajmë pa një sulmues, por me tre fantazistë. Afrimi te Barcelona jashtë merkatos? Unë nuk e dija se ekziston kjo mundësi. Unë nuk mendoj se është e mundur. Nëse do të mundja të sillja një futbollist jashtë merkatos, do të ishte Peter Crouch (qesh).

Nagelsman përfaqëson brezin e ri të trajnerëve? Çfarë është ky brez i ri, nuk e njoh. Unë nuk luaj kundër atij, por kundër Leipzig. Është lojë skuadre, nuk më duhet rivaliteti mes trajnerësh. Atij i uroj më të mirën”, tha Mourinho.

Më pas, trajneri portugez u ngacmua nga një gazetar i pranishëm në konferencë, i cili i tha se Nagelsman ishte favoriti për të marrë stolin e Tottenham para atij. I pyetur nëse Mourinho kishte diçka për të provuar kundër trajnerit të ri, portugezi shpërtheu: “Unë diçka për të provuar? Pas 20 vitesh karrierë dhe 25 trofeve të fituar? Mirupafshim”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button