Në javën e dytë të marsit, LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja do të publikojnë listat e kandidatëve

Dy partitë më të mëdha në vend, LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja tashmë kanë filluar përgatitjet për fushatën parazgjedhore të zgjedhjeve të 12 prillit, transmeton Portalb.mk.

LSDM-ja do të publikon emrat e bartësve të listave në muajin mars, kur edhe pritet të mbahet Kongresi i partisë, që pritet të mbahet në javën e dytë të marsit.

“LSDM-ja jep mundësi që nga qelizat e fundit të funksionimit partiak, e ato janë këshillat vendorë, të propozojnë kandidatë të tyre nga vendet prej ku ata janë dhe si parti e hapur, japim mundësi për të gjithë të cilët i njohin politikat e LSDM-së që me rrugë të vetkandidimit të parashtrojnë kandidatura në parti. Rreth bartësve të listave do të presim kur të vijë radha e Kongresit”, deklaroi zëdhënësi Kostadin Kostadinov.

VMRO-DPMNE, partia opozitare theksoi se deri më 10 mars do të publikon të gjitha emrat, duke u shpreh të bindur në fitoren e madhe më 12 prill.

“Deri më 5 mars VMRO-DPMNE-ja pritet t’i publikojë emrat e bartësve të listave të kandidatëve në gjashtë njësitë zgjedhore në vend për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, derisa emrat e tjerë të listave jo më vonë se 10 marsi”, deklaroi Hristijan Mickoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button