Brenda dy vitesh drejt Bullgarisë do të udhëtojmë nëpër asfalt të ri

Vetëm disa ditë pas fillimit të rikonstruktimit dhe zgjerimit të aksit Kriva Pallanka – Deve Bair, Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore ka bërë të ditur se është nënshkruar marrëveshja për fazën e dytë për rehabilitimin të rrugës Kumanovë – Stracin. Bëhet fjalë për aks rrugor me gjatësi prej 16,6 kilometra, rikonstruktimin e të cilit do ta bëjë kompania “Beton” nga Shkupi, transmeton Meta.mk.

Për realizimin e këtij operacioni ndërtimor janë ndarë mbi 7,1 milionë euro, kurse 310.000 euro shtesë janë dedikuar për monitorim të punëve ndërtimore, tregojnë marrëveshjet e publikuara në Sistemin Elektronik për Prokurime Publike.

Rehabilitimi i karregjatës së aksit nga Kumanova deri në Stracin është pjesë e disa projekteve, të cilat për momentin i realizon NP për rrugë shtetërore në funksion të modernizimit të lidhjes rrugore me Bullgarinë. Në këtë pjesë të Korridorit 8, gjatë muajve të kësaj pranvere duhet të përfundojë rehabilitimi i rrugës ekzistuese ndërmjet Rankovcës dhe Kriva Pallankës, në gjatësi prej 21 kilometër. Në periudhën e ardhshme paralelisht do të punohet në segmentet Kumanovë – Stracinë dhe Kriva Pallankë – Deve Bair, kështu që nga fillimi i vitit 2022 ndërmjet Kumanovës dhe Deve Bairit do të mund të udhëtohet nëpër rrugë krejtësisht të rehabilituar.

Bashkë me rehabilitimin e plotë të rrugës ekzistuese drejt Bullgarisë, për momentin pa pengesa rrjedh edhe ndërtimi i ekspres rrugës Rankovcë – Kriva Pallankë. Ky aks rrugor prej 25 kilometrave pritet të përfundohet në vitin 2021, ndërsa financohet nëpërmjet kredisë nga Banka Botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button