Ashraf Ghani fitoi zgjedhjet, sërish president i Afganistanit

Presidenti aktual Ashraf Ghani është shpallur fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Afganistan, gati pesë muaj pasi votimi u zhvillua në mes të një pjesëmarrje të ulët për shkak të kërcënimit të dhunës dhe shqetësimeve për mashtrime elektorale.

Komisioni i Pavarur i Zgjedhjeve (IEC) njoftoi të martën se Ghani mblodhi 50.64 për qind të votave në 28 shtator të vitit të kaluar, duke mposhtur Shefin Ekzekutiv Abdullah Abdullahu, i cili siguroi 39.52 për qind të votave, njofton Klan Kosova.

Fillimisht ishte planifikuar që rezultati të shpallet më 19 tetor, por ato u vonuan vazhdimisht dhe zyrtarët e IEC thanë se ishte për çështje teknike, pretendime për mashtrim dhe protesta nga kandidatët, shkruan Al Jazeera.

Komisioni njoftoi “rezultatet paraprake” në dhjetor në të cilin Ghani rifitoi zgjedhjet me një diferencë të vogël, por Abdullahu hodhi poshtë rezultatin si mashtrues dhe bëri thirrje për një rishikim të plotë. Ndërkaq, Ghani kundërshtoi akuzat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button