U harbuan tifozët, e plagosën sulmuesin e tyre (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kampionatin Kilian të futbollit.

Sulmuesi Nicolás Blandi, i cili luan me fanellën e Colo Colo të kryeqytetit të Kilit, Santiago, u plagos nga mjetet plasëse të hedhura në fushë nga tifozët e skuadrës së tij në stadiumit Monumental gjatë përballjes klasike me Universidad de Chile duke bërë së sfidsa të ndërpritej në minutën e 71 kur sfida ishte 0-2, transmeton OraNews.

Klubi i Colo Colo, ku luan Blandi, raportoi se: “Synimi i këtij tifozi nuk ishte kurrë të sulmonte ndonjë lojtar. Demonstrimi ynë kurrë nuk kishte të bënte me rezultatin, ne kemi qenë të pranishëm në situata më të këqija”.

Pamjet tregojnë Nicolas Blandin, që, i ndodhur mes breshërisë së mjeteve plasëse, mundohet t’u shmanget goditjeve, por në fund detyrohet të shtrihet në fushë i plagosur. Atij i erdhi në ndihmë stafi mjekësor, por qe e pamundur të vijonte ndeshjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button