Çulev: Ka indikacione për shpërdorimin e pozitës zyrtare nga Spasovskit për prokurim publik të 3000 palë çizmeve

MPB ka indikacione për shpërdorimin e pozitës zyrtare në procedura për prokurim publik të 3000 palë çizmeve policore nga ndërmarrja ”Pinko Kiril” SkPKNjP, që kap shumën prej 15 milionë denarë, për të cilat dy laboratorë të akredituar kanë konstatuar se nuk i plotësojnë kërkesat e specifikimit teknik të MPB-së, njofton Portalb.mk.

E gjithë procedura e prokurimit publik të çizmeve për oficerët e policisë, tha ministri i punëve të brendshme Naqe Çulev në një konferencë për media sot, është kryer në kohën e ish-ministrit Oliver Spasovski.

Shpallja nga MPB është publikuar në fillim të vitit 2016, kur kishin arritur tre oferta dhe prej tyre është zgjedhur ajo e “Pink Kiril” dhe në kontratë ka qenë i përcaktuar afat prej 60 ditësh për dorëzim të çizmeve, ndërsa është theksuar që nëse nuk dorëzohen brenda afatit të rënë dakord, kontrata do të ndërpritet dhe do të aktivizohet garancia bankare.

“Afati i dorëzimit nuk është respektuar, dhe as kontrata është ndërprerë as nuk është aktivizuar garancia bankare, por procedura e dorëzimit të çizmeve ka vazhduar në fazën tjetër”, tha ministri Çulev.

Ai sqaroi se me kërkesë të shërbimeve të ekspertëve në MPB për të kontrolluar cilësinë e çizmeve, dy laboratorë të akredituar, një i huaj, kanë konstatuar se ka devijime nga katër kritere ose parametra.

Çulev ka theksuar se Ministria e Brendshme ka pas detyrim të ndërpresë kontratën, të arkëtojë garancinë bankare dhe të zhvillojë një procedurë të re të prokurimit publik për çizmet e policisë, por kjo nuk është bërë, ndërsa veç kësaj nuk u bë asnjë referencë negative për kompaninë.

Ndërkohë, sqaroi Ministri Çulev, ndihmës ministri i atëhershëm i ia ka dorëzuar Spasovskit informacionin për të gjithë procedurën ku janë radhitur, por pas kësaj ish-ministri i i punëve të brendshme megjithatë ka dhënë udhëzime që kontrata të mos përfundohej dhe çizmet të dorëzoheshin.

“Një vit pas skadimit të afatit ligjor, në MPB bëhet pranimi i çizmeve, ndërsa  ndërmarrja furnizuese e ka dorëzuar faturën në MPB. Departamenti për çështje financiare ka konstatuar se pagesa nuk mund të realizohet për shkak se mungon kontratë aktive, përkatësisht se kontrata është bërë në vitin paraprak buxhetor. Pastaj, MPB-ja ka përgatitur aneks të kontratës, në bazë të cilës është bërë pagesa” tha Çulev.

Sipas tij, këto argumente, siç tha, me blerjen e çizmeve, konfirmojnë edhe një herë neglizhencën e standardit të oficerëve të policisë nga Oliver Spasovski, dhe e gjithë kjo, theksoi ai, është bërë me shkelje të rëndë të dispozitave të Ligjit për Prokurime publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button