Talibanët do të reduktojnë dhunën brenda pesë ditësh

Ministria e Brendshme e Afganistanit tha se reduktimi i dhunës, i dakorduar midis luftëtarëve talibanë dhe Shteteve të Bashkuara, do të nisë gjatë pesë ditëve të ardhshme.

Njoftimi vjen një ditë pasi shefi ekzekutiv i Afganistanit, Abdullah Abdullah, u tha ministrave të kabinetit se talibanët janë pajtuar për reduktim shtatëditësh të dhunës, përpara nënshkrimit të marrëveshjes për paqe me Shtetet e Bashkuara.

Një zëdhënës i talibanëve në Katar, ku janë duke u zhvilluar negociatat për paqe me përfaqëesuesit amerikanë, tha se marrëveshja është arritur dhe se ajo do të nënshkruhet para fundit të muajit shkurt, transmeton REL.

“Në bazë të marrëveshjes, të gjitha trupat e huaja do të largohen nga Afganistani”, tha zëdhënësi i talibanëve, Suhail Shaheen.

“Ne nuk do të lejojmë askënd të përdorë tokën e Afganistanit kundër një vendi tjetër”, shtoi ai.

Po sipas tij, rreth 5,000 të burgosur talibanë pritet të lirohen pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe para fillimit të negociatave midis talibanëve dhe zyrtarëve afganë.

Gazeta New York Times ka shkruar javën e kaluar se presidenti amerikan, Donald Trump, ka dhënë miratimin “me kusht” të marrëveshjes për paqe.

Sipas kësaj gazete, Uashingtoni do që negociatorët talibanë në Katar të dëshmojnë se kanë ndikim te luftëtarët në pjesë të largëta të Afganistanit dhe të reduktojnë dhunën për shtatë ditë, përpara se të nënshkruajnë marrëveshjen për paqe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button