Banka e Zvicrës HSBC do t’i shkurtojë rreth 35.000 vende pune

Banka më e madhe në Evropë, HSBC, tha se do të shkurtojë rreth 35,000 vende pune, për t’u përqendruar më shumë në tregjet në rritje në Azi dhe për t’u përballur më mirë me pasiguritë globale.

Shefi i përkohshëm ekzekutiv i bankës, Noel Quinn, tha se numri i njerëzve të punësuar do të bie nga 235,000 në 200,000 në tre vjetët e ardhshëm.

Quinn tha se ekipi i tij tashmë ka nisur me zbatimin e planeve, transmeton REL.

Ristrukturimi, sipas tij, përfshin “konsolidimin” e disa pjesëve të biznesit dhe “riorganizimin e funksioneve globale dhe të selisë”.

Banka, e cila është me seli në Londër, por fiton pjesën më të madhe të parave të saj në Azi, raportoi se fitimi i saj neto ka rënë me 53% në vitin 2019, përkatësisht 6 miliardë dollarë.

Shkurtimi i 35,000 vendeve të punës nënkupton zvogëlim të rreth 15% të fuqisë punëtore.

Banka HSBC aktualisht operon në më shumë se 50 vende në Amerikën e Veriut, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Azi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button