Gazsjellësi nga Greqia në shtet do të hyjë nëpërmjet fshatrave Bogorodicë dhe Stojakovë

Përfaqësuesit e ndërmarrjes “Burimet Energjetike Nacionale” sot e kanë informuar kryetarin e Gjevgjelisë se gazsjellësi nga Greqia në vendin tonë do të hyjë nëpërmjet fshatrave Bogorodicë dhe Stojakovë, njofton Portalb.mk.

Gazsjellësi do të kalojë nëpërmjet fshatrave Përdejci dhe Smokvica, ndërkaq Gjevgjelia do të ngjitet me atë në stacionin e lidhjes e cila do të ndërtohet në hyrje të qytetit.

Projekti duhet që të realizohet deri në fund të vitit, ndërkaq për lidhje të interkonektorit në Gjevgjeli do të përpunohet projekt i veçantë për rrjet sekondar gazsjellës. Komuna e Gjevgjelisë tanimë ka aplikuar për përpunimin e tij për thirrjen e publikuar nga Ambasada e Suedisë, UNDP-së dhe Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale.

Interkonektori do të mundësojë që shteti të kyçet në rrjetin gazsjellës “TAP” dhe “LNG” terminalet të cilat ndodhet në bregun e Detit Egje.

Tani, Maqedonia e Veriut është e kyçur nëpërmjet një pike të gazit në Bullgari dhe pritet që nëpërmjet interkonektorin të kyçemi edhe në burime tjera dhe me atë do të rritet konkurrenca e dërgesës së gazit në shtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button