Pse vjen deri te vështirësia e ngjitjes së shkallëve dhe dhimbjet në këmbë?

Shkruan: Shkruan: Dr. Marta Dugonjiq – Ortoped – Panacea.

Kur është fjala për nervin në ijë, zakonisht është nervi femor i cili ka funksion motorik, por edhe të ndijshëm dhe e formon degën më të madhe që del nga sistemi nervor kurrizor.

Nervi femoral mund të dëmtohet për disa arsye dhe të shkaktojë ndjesi shpimi gjilpërash në zonën e ijëve, pjesën e përparme të kofshëve, anën e brendshme të kofshëve dhe shputat, si dhe të çojë në dobësim dhe atrofi të muskulit kuadriceps, gjë që zakonisht rezulton me vështirësi në ngjitjen e shkallëve. Inflamacioni i nervit të pelvikut ndryshe quhet edhe neuropati femorale.

.

SHKAKTARËT

Neuropatia femorale mund të shfaqet si rezultat i kapjes së nervit ose ndonjë sëmundje dhe gjendje tjetër për shkak të pozicionit të saj anatomik midis muskujve, kockave dhe strukturave ligamentoze:

  • Pas ndërhyrjes kirurgjike në zonën e ijeve, në abdomen, në legen ose në zonën e ijeve (zëvendësimi i nyjes së ijeve, histerektomia, transplanti i veshkave);
  • Qëndrimi i gjatë në pozicionin me këmbë të përkulura në deri në rotacion të jashtëm(për shembull: tek valltarët për shkak të shtrirjes së tepërt kronike)
  • Fraktura e pelvikut
  • Diabeti
  • Mbipesha
  • Tumori ose rritje në veshka
  • Aneurizmi i aortës
  • Hematoma e muskulit

SIMPTOMAT

Simptomat ndryshojnë nga pacienti tek pacienti për shkak të pozicionit dhe ashpërsisë së dëmtimit nervor:

  • Dhimbje në zonën e ijëve
  • Ndjesi shpimi gjilpërash dhe ndjesi të zvogëluar gjatë prekjes në pjesën e përparme të kofshës dhe pjesën e brendshme të kofshës dhe në shputa
  • Dobësimi dhe atrofia e muskujve kuadriceps
  • Vështirësi në ecje, sidomos gjatë ngjitjes
  • Vështirë në uljen poshtë të këmbëve
  • Dhimbje në pjesën e përparme të gjurit
.

DIAGNOSTIKIMI

Mjeku fillimisht duhet të bëjë ekzaminimin fizik dhe disa teste për të kontrolluar funksionin e nervit femoral.

Në mënyrë që të merrni një ide të detajuar për dëmtimin e nervit femoral, mund të jenë të nevojshme edhe testet elektrodiagnostike si shpejtësia e përcjelljes së sinjalit nervor, elektromiografia ose imazhet e rezonancës magnetike për të parë strukturat e brendshme trupore që mund të bëjnë presion mbi nervin.

SI TË KËRKOHET NDIHMË NGA MJEKU?

Këshillohet që të kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë pasi të vini re që simptomat zgjasin për një kohë të gjatë (më shumë se 4 javë), meqënëse zbulimi i hershëm i shkakut dhe fillimi i terapisë mund të parandalojë dëmtimin e mëtejshëm të nervit.

.

TRAJTIMI

Terapia është e përqendruar në shkakun kryesor të dëmtimit të nervit femoral. Kur të eliminohet ose zvogëlohet ndikimi i shkaktarit, atëherë është i mundur shërimi i nervit.

Në shumë raste është e mundur të lehtësohen simptomat, pasi mjeku të ketë diagnostikuar shkakun dhe të ketë këshilluar pacientin, pasi pacienti mund të mos jetë në dijeni të asaj që po bën, dhe të dëmtoj veten edhe më shumë. Ushtrimet e shtrirjes dhe forcimit të muskujve, si dhe terapia manuale (masazhi) tregojnë efekte pozitive në format më të buta të inflamacionit të nervit.

Përveç kësaj, për të parandaluar përkeqësimin e inflamacionit nervor, rekomandohet shmangia e të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë, si dhe zvogëlimi i peshës trupore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button