RMV, personat pa dokumente personale do të marrin ligjërisht certifikatën e parë

Me Ligjin për personat e paregjistruar në Regjistrin e personave të lindur, i cili u miratua nga Parlamenti, siguroi kornizë institucionale-juridike që ata persona të marrin përfundimisht identitetin civil, ka informuar zëvendës ministrja e punës dhe politikës sociale Sanela Shkrijel, njofton Portalb.mk.

Qëllimi i këtij ligji është që, personat të cilët nuk janë regjistruar në Regjistrin e personave të Lindur të regjistrohen në një regjistër të veçantë dhe pas kësaj do të marrin letërnjoftimi për të realizuar drejtën për arsim, shëndetësi dhe kujdes shoqëror dhe punësim me sigurim të detyrueshëm shoqëror. Akti parashikon, për këta persona, procedurë për regjistrim plotësues në regjistrin e lindjeve dhe marrjen e një certifikatës së parë të lindjes.

Ligji i ri është në përputhje me rekomandimet e BE-së. Siç ka theksuar Shkrijel, ligji mundëson zgjidhjen e problemeve reale me të cilat këta njerëz janë përballur për vite me radhë dhe kanë qenë të padukshëm për komunitetin.

“Më Ligjin i ri do t’u lejohet njerëzve të cilët nuk kanë dhe nuk mund të regjistrojnë adresë qëndrimi për arsye të ndryshme, siç është objekt të palegalizuar ose  leje ose mosposedim i fletëpronësisë, të regjistrojnë adresën e qëndrimit dhe të regjistrohen në adresën e qendrës për punë sociale në vendbanimin e tyre”, thekson Shkrijel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button