“Reket”, Këshilli Gjykues i largoi gazetarët nga salla: Do të dëgjohen biseda private

Gjykatësja Vaska Nikollovska Masevska me kërkesë të prokurores që e udhëheqë rastin “Reket”, Villma Ruskoska, i ka përjashtuar gazetarët dhe opinionin nga seanca gjyqësore, pasi që do të dëgjohen disa incizime nga USB-ja e të dënuarit në këtë rast, Zoran Milevski – Kiçeec, njofton Portalb.mk.

Për këto incizime i akuzuari, Bojan Jovanovski ka deklaruar se janë e vërteta për rastin.

“Kërkoj që të përjashtohet opinioni pasi që dëgjohen emra të personave që mund t’u shkelet integriteti dhe personaliteti”, tha Ruskoska.

Të akuzuarit Jovanovski dhe Janeva menjëherë janë ngritur dhe kërkuan që opinioni të mbetet brenda që të dëgjohen incizimet.

“E kundërshtojmë këtë propozim, dje prokurorja tha se publikisht do të nxirren të gjitha provat”, tha avokatja e Janevës, Irena Frçkoska.

“Nuk ka asgjë shqetësuese në këto incizime, ju garantoj, nëse nuk njoftohet opinioni, cili është qëllimi i provave. Nuk ka arsye që të përjashtohet opinioni”, tha Janeva.

Ndaj kësaj gjykatësja iu përgjigj se qëllimi nuk është që me provat të bindet opinioni, por Prokuroria ta bind Këshillin Gjykues.

“Kërkoj që të mbetet opinioni që të parandalohet çfarëdo spekulimi për ato incizime, në interes të opinionit. Ju e keni fjalën e fundit, por në këtë rast kemi dëgjuar spekulime për mua dhe të afërmit e mi, të cilëve u është shkatërruar personaliteti. Vlerësoj se arsyetimi i prokurores nuk është i qëndrueshëm”, tha Jovanovski.

“Në lidhje me incizimet e “La Verita” edhe pse ka pasur shkelje të integritetit tim, prokurorja nuk kërkoi që opinioni të përjashtohet”, tha Janeva.

Megjithatë, Gjykata vendosi ta përjashtojë opinionin.

“Këshilli Gjykues miratoi vendim që të përjashtohet opinioni pasi që në incizime ka emra të personave të cilët nuk janë të përfshirë në ngjarjen penale juridike dhe nuk janë të përfshirë në procedurën penale”, tha gjykatësja.

Paraprakisht, Prokuroria kërkoi që të mos publikohen bisedat pasi që nuk janë relevante për rastin, por dje Ruskoska kërkoi që edhe ata të nxirren, për ashtu siç tha, të mos krijohet përshtypje se Prokuroria po fsheh ndonjë dëshmi.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.

Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.

Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.

Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button