VMRO-DPMNE: LSDM është partia e parë që proteston kundër vetes

VMRO-DPMNE, partia opozitare reagoi pas marshit të partisë në pushtet, LSDM-së, duke e vlerësuar këtë të fundit si partia e parë që ka protestuar kundër vetes, transmeton Portalb.mk.

“LSDM është partia e parë që proteston kundër vetes. Pas 3 vjetëve qeverisje, LSDM marshon për të shpëtuar milionat e Zaevit”, deklarojnë nga VMRO-DPMNE.

Ata theksojnë se ish-kryeministri Zoran Zaev po ik nga debati me Hristijan Mickoskin në TV.

“Mijëra administratorë patën presion nga Zaev të protestojnë për të shpëtuar bizneset e Zaevit”, deklarojnë nga VMRO-DPMNE.

Përndryshe, LSDM-ja sot marshoi nën moton “Hapërojmë për drejtësi”, ku Zoran Zaev, theksoi se marshi i organizuar sot vjen pas miratimit të disa ligjeve në Parlament, si Ligji për prokurorinë publike dhe Ligji për këshillin gjyqësor, që do të sjellin gjyqësor dhe prokurori të fuqishme dhe të pavarur.

LEXO: LSDM marshoi me moton “Hapërojmë për drejtësi”: Populli ynë është i etur për drejtësi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button