LSDM marshoi me moton “Hapërojmë për drejtësi”: Populli ynë është i etur për drejtësi

Zoran Zaev, kryetari i LSDM-së theksoi se marshi i organizuar sot vjen pas miratimit të disa ligjeve në Parlament, si Ligji për prokurorinë publike dhe Ligji për këshillin gjyqësor, që do të sjellin gjyqësor dhe prokurori të fuqishme dhe të pavarur, transmeton Portalb.mk.

“Shumica e madhe e deputetëve qëndronin pas Ligjit për PP-në i cili është themel i ndërtimit të shtetit juridik të fuqishëm dhe të pavarur efikas. Pas tij qëndronin 80 deputetë, pas tij qëndronin edhe qytetarët dhe ekspertët, pas tij qëndronin miqtë tanë të BE-së dhe SHBA-së. Me këtë ligj u garantua zgjidhje gjyqësore e të gjitha proceseve të filluara gjyqësore në bazë të veprimeve korrekte dhe transparente”, deklaroi Zaev.

Ai theksoi se të akuzuarit tashmë do të gjykohen në bazë të dëshmive dhe nuk do të ketë amnisti të fshehur.

“Populli ynë është i etur për drejtësi, për drejtësi efikase, për drejtësi të shpejtë. Ajo që gjithashtu është me rëndësi është se me këtë ligj garantohet se politikanët nuk do të mund të zgjedhin prokurorë, e as të vendosin për të ardhmen e lëndëve”, tha Zaevi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button