Von der Leyen: Ka ardhur koha të fillojmë bisedimet me RMV-në dhe Shqipërinë

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen foli së bashku me Kryeministrin Edi Rama pas përfundimit të Konferencës së Donatorëve. E pyetur nga gazetarët për hapjen e negociatave, Von der Leyen u shpreh se ka ardhur koha që ato të hapen. Sipas saj, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar të gjitha kërkesat e kërkuara nga BE, ndërsa tani është koha që Këshilli i Evropës të mbajë premtimin.

Urusla von der Leyen: Ne kemi punuar shumë për këtë konferencë ndërkombëtare financimi pas tërmetit të tmerrshëm. Me të njëjtin përkushtim, me të njëjtin intensitet kemi punuar që Shqipëria të shkojë drejt hapjes së negociatave. Ne kemi rishikuar metodologjinë, e cila është pranuar nga të gjitha anët.

Për mendimin tim ka ardhur koha që ne të fillojmë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne u kemi kërkuar shumë gjëra të bëjnë, ata i kanë mbajtur premtimet e tyre i bënë të tëra gjërat që ne u kemi kërkuar. Tani na takon ne të jemi një partner i besueshëm.  

Ndër të tjera, Von der Leyen shtoi se është në interesin e BE që mbajë afër Shqipërinë, ndërsa theksoi se këtë vit do të arrihet rezultati i dëshiruar, transmeton OraNews.

Urusla von der Leyen: Është në interesin tonë që Shqipërinë ta mbajmë sa më pranë BE, kemi punuar shumë për të shtruar rrugën që këtë vit të arijmë rezultatin që dëshirojmë. Kemi miratuar metodologjinë e re. Po punojmë fort dhe kam shumë besim por ka rëndësi që ne do të  botojmë një raport të ri për vendin në fillm të marsit. Kemi prova që progresi është bërë.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama tha se së pari duhet të fillojë rindërtimin në zonat e prekura nga tërmeti, e më pas të mendojë për negociatat.

Edi Rama: Nuk do të jap një muaj para se të gjej një hudhër. Më lini të gjej një hudhër dhe pastaj të mendoj për hapjen e negociatave të anëtarësimit sepse nuk dua të kemi një tjetër mallkim të historisë që vjen. Duhet të nis  këtë rindërtim shumë sfidues.

Këto deklarata, Shefja e Komisionit Europian dhe Kryeministri Edi Rama i bën pas përfundimit të Konferencës së Donatorëve që u mbajt në Bruksel. Në këtë konferencë u mblodhën 1.15 miliardë euro në formën e granteve dhe kredive, që do të përdoren për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button