Spasovski: Populli në Maqedoninë e Veriut me shqetësim të madh e priti mëngjesin e 26 nëntorit

Oliver Spasovski, kryeministri i Maqedonisë së Veriut mori pjesë në Konferencën e donatorëve “Së bashku për Shqipërinë” që po mbahet në Bruksel, për pasojat që i shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, transmeton Portalb.mk.

Kjo konferencë është organizuar nga Komisioni Evropian, me qëllim mbledhjen e donacioneve nga shtetet evropianë për tejkalimin e krizës me të cilën po përballet Shqipëria pas tërmetit fatkeq.

“Solidariteti në Evropë është themeli mbi të cilën ndërtohet ideja për Bashkimin Evropian. Populli në Republikën e Maqedonisë së Veriut me shqetësim të madh e priti mëngjesin e 26 nëntorit vitin e kaluar. Gjatë natës vazhdimisht vinin informacione për tërmetin e fuqishëm në Shqipëri, në Durrës dhe në rrethinë”, u shpreh Spasovski.

Ai theksoi gatishmërinë e ekipeve të shpëtimit nga Maqedonia e Veriut për t’i ndihmuar Shqipërisë.

“Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria nuk janë shtete anëtare të BE-së, por kujdesi që Komisioni Evropian e ofron, inkurajon qeveritë dhe popujt e këtyre dy vendeve dhe u jep atyre të drejtën dhe inkurajimin që pranimi i vlerave evropiane është investim serioz në aspiratat e tyre që një ditë të realizojnë aspiratat e tyre dhe të jenë anëtarë të barabartë të Bashkimit Evropian”, tha Spasovski.

Maqedonia e Veriut dha 6 milion denarë donacion në këtë konferencë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button