Familja e dëshmorit ruan tankun serb (VIDEO)

Një tank sovjetik i makinerisë serbe në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt është dëshmi e luftës. Tanku i bombarduar nga NATO-ja u mbrojt pas luftës nga babai i ndjerë i dëshmorit Liman Rekaj, pavarësisht orvatjeve të shumta plaçkitëse për ta copëtuar për skrap. Ushtarët amerikanë ndihmuan familjen që ta zhvendoste tankun para dyerve, transmeton Koha.net.

Forcat paramilitare serbe dëbuan civilët nga shtëpitë e tyre që të maskonin makinerinë vrastare. Ky tank ishte fshehur në shtëpinë e dëshmorit të UÇK-së, Liman Rekaj. Por, tanku sovjetik i forcave serbe do të qëllohej nga bombarduesit e NATO-s.

Pas kthimit të refugjatëve në Kosovë, Aziz Rekaj, babai i ndjerë i dëshmorit, kërkoi ndihmën e trupave amerikane për ta nxjerrë tankun prej oborrit. Por do ta ruante me vendosmëri si dëshmi lufte, pavarësisht përpjekjeve për copëtimin e tij për skrap.

Shkolla e fshatit mban emrin e Liman Rekajt të rënë bashkë me 19 shokë në betejën e Koshares. Rasim Plakaj, shok i fëmijërisë së dëshmorit, thotë se atdhedashuria e Limanit ishte dëshmuar gjatë aktiviteteve vullnetare para se ai të mërgonte në Angli.

Në fshat janë ndërmarrë së fundmi shumë nisma për rregullimin e hapësirave publike. Adnan Rekaj thotë se po planifikojnë t’i ndërtojnë një bazament dhe një pllakat të tankut serb. Kështu, të gjithë vizitorëve do t’u rrëfehet historia e tij. Ky është amanet i babait të dëshmorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button