Në Bullgari do të mbyten rreth 5.500 pata shkaku i gripit

Agjencia e Bullgarisë për Siguri në Ushqim, ka bërë të ditur të hënën, se në jug të këtij vendi, në qytetin Rakovski, është paraqitur gripi i shpezëve H5N8 dhe për këtë, do të mbyten 5.380 pata të një ferme, njoftoi agjencia kroate e lajmeve “Hina”, të hënën.

Sipas agjencisë, kjo është hera e parë që ky virus po paraqitet në 10 muajt e fundit, transmeton Koha.net.

Rreth fermës është vendosur një zonë mbrojtjeje rreth tre kilometra, ku është ndaluar qarkullimi i banorëve, por edhe po pengohet kalimi i shpezëve të buta e të egra, në mënyrë që të mos përhapet virusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button