Takimi Spasovski-Von Der Lajen: Përparimi i Maqedonisë së Veriut është mahnitës

Oliver Spasovski, kryeministri i Maqedonisë së Veriut zhvilloi takim me kryetaren e Komisionit Evropian (KE), Ursulla Fon Der Lajen, transmeton Portalb.mk.

“Në takimin ku kryeministri Spasovski ishte i shoqëruar nga zv.kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Fon Der Lajen uroi për miratimin e Ligjit për prokurorinë publike, si dhe gjithë reformat tjera të miratura para shpërbërjes së Kuvendit”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Në takim u theksuan pritshmëritë për përparimin e proceseve integruese pas raportit dhe metodologjisë së re.

“Sjellja e këtyre reformave, si dhe tjerave që i ka sjellë Qeveria dhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, është mahnitëse dhe i përmbush pritshmëritë e larta që i ka përcaktuar Komisioni Evropian, u tha në takim”, raportojnë nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button