Sa ujë duhet të pimë në ditë për të mbajtur peshën ideale?

Dehidratimi është faktor kyç në shtimin në peshë, thonë studimet shkencore mbi rëndësinë e ujit në organizëm. Uji është i domosdoshëm për shëndetin. Ai nuk përmban as yndyrna, as kolesterol, as kalori. Por këto nuk janë arsyet e vetme përse njeriu duhet të pijë shumë ujë gjatë ditës.

Uria dhe etja
Shpërthimet e urisë dhe ato të etjes ngatërrohen lehtësisht, thonë ekspertët. Shpesh, etja maskohet si uri dhe si e tillë, njeriu e tepron me ushqimin kur ndjesia e boshllëkut mund të zhduket thjesht me një gotë ujë. Një gotë ujë e shuan urinë në shumicën e rasteve.

Uji mposht urinë
Pirja e një gote me ujë sa herë që ndiheni të uritur, apo përpara një vakti e mbush stomakun përkohësisht dhe shuan dëshirën për ushqim të parakohshëm. Uji siguron që tretja dhe metabolizmi funksionojnë në kapacitet të plotë për të garantuar një peshë të mirë trupore.

Uji dhe shëndeti i veshkave
Pirja e ujit është shumë e rëndësishme për të garantuar funksionin optimal të veshkave. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, nëse veshkat nuk funksionojnë mirë, mëlçia ngarkohet me një barrë më të rëndë për metabolizmin. Një mëlçi e mbingarkuar me punë, nënkupton një shtim në peshë të pashmangshëm.

Kur duhet të pini ujë patjetër?
Ekspertët sugjerojnë që të mos e neglizhoni pirjen e ujit në këto situata: Kur konsumoni ushqime të thata dhe të yndyrshme, Kur konsumoni ushqime të kripura, Kur jeni të stresuar, sepse stresi rrit metabolizmin dhe ky i fundit ka nevojë për më shumë ujë, Sa më e madhe të jetë e pesha juaj, aq më shumë ujë duhet të pini për tretjen, qarkullimin e gjakut dhe funksione të tjera, Kur stërviteni ose kryeni aktivitet fizik.

Si të pini më shumë ujë?
Pini dy gota ujë sa të zgjoheni nga gjumi. Mbani një shishe me ujë me vete kudo që të shkoni. Vendosni alarme të ndryshme në telefonin tuaj që të kujtoheni të pini ujë çdo orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button