Problemi me pasaportat, u formua grupi i punës

Naqe Çulev, ministri i punëve të brendshme në Maqedoninë e Veriut, do të udhëheqë më grupin punues për zgjidhjen e problemit me mungesën e pasaportave, transmeton Portalb.mk.

Qeveria ka marrë Vendim me të cilën angazhohet Ministria e punëve të brendshme (MPB) për të formuar grup punues që do të propozon zgjidhje për këtë problem.

Grupi para fillimit të punës, ka kërkuar të dhëna shtesë nga Sektori për punë administrative për t’u njohur me kërkesat e qytetarëve për pasaportë.

Përndryshe, rreth 15 mijë qytetarë janë duke pritur që t’u lëshohen pasaportat, ndërsa ka vetëm rreth 5 mijë rezervë, ndërsa më 24 mars të këtij viti pritet MPB-ja të furnizohet me pasaporta.

LEXO: MPB-ja deri më 24 mars duhet t’i vërtetojë kriteret për dhënie të dokumenteve të udhëtimit
LEXO: Çulev: 14.900 qytetarë janë duke pritur që t’u lëshohen pasaportat
LEXO: Vetëm 5,300 pasaporta janë në rezervë, ndërsa 10 mijë qytetarë kanë kërkuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button