Qeveria dëshiron ridedikim të përmendore së Nënës Terezë, Shilegov: Ma jepni dhe menjëherë do ta rrënoj

Për përmendoren e papërfunduar 32 metra të Nënë Terezës, me të cilën është shkelur Kushtetutën dhe një seri ligjesh sepse gjendet në pjesën pedonale për hyrje në Sheshin  Maqedonia, qeveria edhe më tej po vazhdon procedurën për të gjetur një mënyrë për të parandaluar shkatërrimin e saj. Së shpejti do të nisë një konkurs për projekt konkret për atë se në çka të ridedikohet muri i betonit dhe çka duhet të ketë në atë hapësirë, që sipas ligjeve duhet të jetë e lirë për të lëvizur aty. Konkursi pritet të shpallet këtë muaj, si rezultat i vendimit të qeverisë që përmendorja të mos prishur monumentin, pasi do të kushtonte më tepër se ridedikimi, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

Qeveria ka marrë vendim të tillë përkundër raportit dhe rekomandimeve të grupit të punës për “Shkupi 2014”, i cili u krijua nga vetë Qeveria. Rekomandimet e grupit punues nuk e kundërshtojnë qëllimin por që atë hapësirë nuk duhet të ketë asnjë objekt në atë zonë sepse shkelen një seri ligjesh.

Në faqen për prokurime publik, në Planin për prokurime publike të Ministrisë së kulturës, në shkurt, thuhet se do të ketë konkurs për hartimin e një zgjidhje ideore-arkitekturore për ridedikim të një objekt me përbërjes skulpturore në Shkup, i cili do të përfundojë me ndarje të çmimeve.

“Për periudhën e ardhshme është paraparë lëndë për prokurim publik për modifikim të planit themelor gjatë ndërtimit. Sipas Ligjit për prokurime publike, Plani për prokurime publike paraqitet deri më 31.01 2020. Ministria e kulturës do të monitorojë plotësisht procedurën e prokurimit publik. Sipas dokumentacionit të projektit të prokurimit publik, do të rezultojë edhe shuma që do të nevojitet për ta ekzekutuar atë”, thonë nga Ministria e kulturës.

Deri më tani, për këtë objekt, në llogari të ndërmarrjes së ndërtimit “Beton ShA Shkup” janë paguar rreth 2 milionë euro. Pasi punimet e ndërtimit u ndaluan derisa u vendos se çfarë të bënte me objektin, kontrata me Beton nuk ishte ndërpre.

“Ka mundësi që të vazhdohet me realizimin e këtij projekt, që të bëhet ndërprerje e njëanshme ose me marrëveshje e kontratës”, thonë nga Ministria e kulturës.

Ndërsa Qeveria nuk tërhiqet nga ideja që kjo përmendore e papërfunduar nga projekti “Shkup 2014” të mos prishet dhe derisa proceduara që të bëhet ridedikimi janë në vazhdim e sipër, kryetari i Shkupit Petre Shilegov mendon se duhet të rrënohet. Ai i bën thirrje qeverisë që nëse ajo nuk është e gatshme ta bëjë këtë, t’ia dorëzojë nën kompetencat e tij dhe ai do ta hiqte menjëherë.

“Përmendorja e Nënës Tereze që ndodhet në rrugën Orce Nikolov, është një ndarje artificiale e rrjedhës natyrore të lëvizjeve për hyrje në shesh. Personalisht, si kryetar i komunës, kërkova nga Qeveria dhe Ministria e kulturës që objektin e papërfunduar t’i ndahet qytetit të Shkupit, që i njëjti rrënohet. Fatkeqësisht, deri tani qeveria qendrore nuk ka mirëkuptim për problemin ‘Shkupi 2014’. Qyteti i Shkupit është i vetmi institucion që ka hequr një monument nga ky projekt kriminal. Nëse më pyesni, unë personalisht do të isha më radikalë për projektin ‘Shkup 2014’. Fatkeqësisht, qoftë për shkak të mungesës së kohës apo mungesës së fokusit të interesit të qeverisë qendrore, nuk hasëm në bashkëpunim të plotë. Po të varje nga Qyteti i Shkupit, deri tani rruga Orce Nikolov do të ishte e kalueshme”, thotë kryetari Shilegov.

Miroslav Grçev, koordinator i grupit të punës që vendosi përmendorja të rrënohet, e jo të ridedikohet, tha se ndërtimi i monumentit të Nënë Terezës është shkelja më e rëndë e një sërë ligjesh, rendit juridik dhe sundimit të ligjit dhe duhet të hiqet.

“Nëse doni të thoni që po i zbatoni ligjet, atëherë nuk ka dyshim se ai objekt duhet të hiqet. Është një krim i rëndë, shpërdorim i hapësirës publike, vjedhje e rëndë dhe krim. Monumenti është vendosur në një vend që asnjë vend, sado qoftë  fashiste, nuk do ta kishte vendosur atë. Janë shkelur Ligji për ndërtim, Ligji për monumente, Ligji për buxhet, Ligji për ndërtim dhe planifikim urban. Është e qartë se çfarë duhet të bëhet”. tha Grçev.

Fatkeqësisht, deri tani qeveria qendrore nuk ka mirëkuptim për problemin ‘Shkupi 2014’. Qyteti i Shkupit është i vetmi institucion që ka hequr një monument nga ky projekt kriminal. Nëse më pyesni, unë personalisht do të isha më radikalë për projektin ‘Shkup 2014’.  Fatkeqësisht, qoftë për shkak të mungesës së kohës apo mungesës së fokusit të interesit të qeverisë qendrore, nuk hasëm në bashkëpunim të plotë.

Monumenti i Nënë Terezës u paralajmërua si donacion nga kompania “Sahara India”, pronë e biznesmenit kontradiktor indian Subrata Roy. Ai dhe Kryeministri i atëhershëm Nikolla Gruevski e paralajmëruan projektin në janar 2013, duke hapur pllakën përkujtimore të Nënë Terezës në Sheshin Maqedonia, në vendin ku do të ndërtohet monumenti. Pasi Roj shkoi në burg për shkak se nuk ua ka paguar dëmet investitorëve të mashtruar në Indi, qeveria e Gruevski, përmes Ministrisë së Kulturës dhe ministrit të atëhershëm Elizabeta Kançeska-Milevska, e mori përsipër projektin. Fillimi zyrtar i ndërtimit ishte në tetor 2015, dhe vlera e kontratës për ndërtimin e saj është 5.5 milion euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button