Argjentina Ramosaj dëbohet nga skena gjatë koncertit në Tiranë

Koncerti i djeshëm për hir të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar kishte përgatitur një repertor mjaft të gjatë, me performanca të këngëtarëve nga të gjitha vendet shqiptare.

Por jo të gjithë u ndanë të kënaqur me performancat e tyre.

Ramosaj, si e ftuar që ishte, doli dy herë në skenë, të dytën herë për të kënduar edhe një këngë të saj, mbase për të mos e lënë skenën të zbrazët një kohë, në pritje të yllit të mbrëmjes, Rita Ora.

Dhe rikthimi në skenë nuk ishte aq i këndshëm për të, pasi Argjentinës iu ndal kënga dhe kjo gjë e detyroi të dilte nga skena. Kjo ndodhi pasi në ato momente në prapaskene kishte arritur Rita Ora së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, të cilët dolën së bashku për një ‘përshëndetje’ në skenë.

Rita më pas u rikthye me vonesë, duke lënë skenën të zbrazët edhe për dhjetëra minuta, para se ta ndezë atë më vonë me disa prej hiteve të saj./ikub.al/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button